23/11 18:50
30 persona mbeten të lënduar nga një zjarrvënie në qytetin Essen të Gjermanisë.
Autori i dyshuar është një 41-vjeçar, i cili u arrestua nga autoritetet gjermane. Ngjarja ndodhi të pasditen e së shtunës, ku dy ndërtesa banimi u përfshinë nga flakët. Në mesin e të lënduarve ishin dhe 8 fëmijë, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi kanë thithur sasi të madhe tymi.
I dyshuari është banues në Essen, por me nënshtetësi siriane. Ndërkohë autoritetet gjermane po hetojnë rastin, nëse ka të bëjë me motiv politik, apo nëse vuan nga probleme të çrregullimit mendor.
Top Channel