Një 33-vjeçar është i akuzuar për përndjekje është ekstraduar nga Italia.
Rreth pesë vite më parë, në vitin 2019, E.H, duke u prezantuar si një person tjetër i ka dërguar video intime një shtetasje. Në vitin 2023, 33-vjeçarit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”.
“Operacioni “Para drejtësisë”, 33-vjeçari, duke u prezantuar si një shtetas tjetër, kanosi një shtetase, në vitin 2019, që t’i dërgonte video intime.
Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, me qëllim finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar i arrestuar në Itali, E. H., 33 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Top Channel