“Fëmija sëmurë, nuk kishte mjek”, qytetari nga Lushnja denoncon: Nuk hapte as telefonin, infermierët më thanë se…
29/09/2024 14:04
Një qytetar denoncon për një situatë që ka ndodhur në Spitalin e Lushnjës.
Sipas tij, ai ka dërguar fëmijën një vjeç e gjysmë për shkak se ishte vrarë, por në spital nuk ka gjetur asnjë mjek kirurg.
Qytetari tregon se në një bisedë më një infermier, ku i fundit i ka thënë se “mjeku kishte shkuar në një vdekje” dhe se nuk të miturin nuk e merrte asnjë përsipër ta mjekonte, thotë ai. Mjeku gjithashtu nuk përgjigjej në telefon për të dhënë zgjidhje për të miturin.
“E marrim mjekun në telefon dhe nuk e hapi, nuk të jep asnjë zgjidhje për një fëmijë 1 vjeç e gjysmë”, u shpreh qytetari.
Top Channel