Arti në kohën e “AI”! Ekspozohen në Durrës veprat e artistit të njohur nga Kosova, Eshref Qahili
23/11 15:38
Muzeu Historik i Fierit dhe Parku Arkeologjik Kombëtar i Apolonisë çelën sëbashku të parën ekspozitë që i kushtohet Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.
Ekspozita “Shkrimet flasin” solli për publikun shënimet autentike të emrave më të spikatur të kulturës shqiptare si Dritëro Agollit, Fatos Arapit e Moikom Zeqos, të ruajtura dhe të arkivuara me kujdes që prej viteve 70-të
Ekspozita kishte si qëllim afrimin gjithnjë e më shumë të publikut me institucionet e ruajtjes së kujtesës kolektive.
Në ekspozitë kishte po ashtu edhe shkrime autentike të shkruesit të deklaratës së pavarësisë së Kosovës, Shyqri Nimani, arkeologut francez Pierr Kaban dhe studiuesit arbëresh Françesko Altimari.
Top Channel