Serenatat korçare, nata e parë nis me interpretimet e këngëve tradicionale

28/09/2024 15:53

Serenatat korçare, një prej aspekteve më të njohura të traditës artistike të qytetit janë sjellë në natën e parë të festivalit Korça Serenights nga artistët e qytetit. 

Festivali në natën e parë ka sjellë serenatat ashtu si janë kënduar ndër vite teksa artistët kanë interpretuar në oborrin e Muzeut Arkeologjik këngët e vjetra korçare duke rikthyer në vëmendje këtë traditë të hershme të këngëve të kënduara me kitarë.

Festivali i Serenatave sipas organizatorëve në dy netë bën bashkë dhjetëra artistë korçarë të cilët do të sjellin për publikun serenatën autentike por edhe një variant të përpunuar të saj

Pas mbrëmjes në Muzeun Arkeologjik, nuk ka munguar as festa në Pazarin e Vjetër të Korçës ku pjesëmarrësit kanë shijzar mbrëmjen nën tingujt e këngëve të vëllezërve korçarë Endri dhe Stefi Prifti ndërsa nata e dytë do të ngjitë në skenë Korin Lira dhe disa nga emrat korçarë më të njohur të muzikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA