Ceremonia e diplomimit të studentëve të 5 fakulteteve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës ishte konceptuar si një festë e vërtetë plot ngjyra e gjallëri. Për herë të parë në historinë e këtij institucioni dijesh u prezantua edhe himni zyrtar.
Për rektorin Shkëlqim Fortuzi, arritjet e studentëve të sapodiplomuar janë një kurorëzim i bukur për punën e palodhur të stafit akademik ndër vite.
“Në fokus të punës sonë do të jetë gjithnjë përmirësimi i kurrikulave, ndërkombëtarizimi, përfshirja e diasporës në procesin e mësimdhënies, shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet pedagogëve tanë dhe pedagogëve të diasporës për sa i përket kërkimit shkencor dhe diversifikimit të procesit mësimor dhe zgjerimi i bashkëpunimit me aleatët e Aleancës Stars EU”, tha Shkëlqim Fortuzi, rektor i UAMD.
Për shumë prej të diplomuarve tashmë sfida e vërtetë mbetet punësimi.
Top Channel