Ardit Mancaku, 45 vjeç, vuan nga nanizmi por kërkon punë si të gjithë të tjerët.
Personazhi i njohur në Shkodër per takimin me Nënë Terezën por edhe angazhimin e tij në trupën muzikore, është i strehuar në një shoqate të kishës katolike me të gjitha kushtet por ai thotë se qëndrimi pa punë po e mërzit.
Në eksperiencat e tij të punës se mëparshme, ka punuar në fabrike këpucësh, në call center, si dhe në një rrjet supermarketesh, por tani askush nuk i ofron atij një mundësi tjetër.
“Unë vërtet i kam kushtet e mira tek projekti, por nuk rrihet pa punë. Kam hall ta fitoj vetë lekun dhe mos të kem nevojë për njeri. Unë jam njerëz shumë mirë kur kam qenë në punë. Puna të zhvillon trurin dhe kalon kohën. Pa punë mërzitem, sepse jam mësuar të punoj”, tha ai.
Top Channel