Mobilizimi i deputetëve të Partisë Demokratike dhe paralajmërimi për protesta, deputeti socialist Erion Braçe thotë se nuk ka të bëje me Salianjin, por me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
“Është antishqiptarizmi! As ju plas hiç për kolegun e tyre. Siç e përdorën, po e përdorin!
Populli-njerëzit, veçanërisht ata të rinj, duhet ta dinë: Janë të njejtët antishqiptarë dhe e kanë me Shqipërinë!
Gjithë tensioni që medemek po ngrenë këto ore, kërcënimet që po lëshojnë lumë, zjarri me të cilin kanë mbushur gojën të cilën po e përdorim si flakëhedhëse nga Kuvendit, nuk ka kolegun e tyre në fokus- shumica e tyre e donin në burg, ta hiqnin qafe;
Ka të bëjë me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian!
Më datë 15 tetor, në Bruksel, negociimi i kapitujve nis zyrtarisht; nesër, në Kuvend, Komisioni i Integrimit duhet dhe do të miratojë pozicionin negociues për grup kapitujt e parë, aty ku është edhe drejtësia; pozicioni forcon edhe me pavarësinë e drejtësisë, institucioneve të saj!
Tensioni e zjarri duhen fiks për këtë! Për asgjë e askënd tjetër në këtë botë! Shqipëria përmes drejtësisë arriti deri këtu;
Tani ka mundësinë të negocioje fort e drejtë, të arrijë më shumë e të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian para vitit 2030! Kjo do të jetë fantastike. Por ky është tmerri për këta! Për ta Shqipëria është e fundit në listën e interesave. Kaq e thjeshtë është”, shkruan deputeti socialist në Facebook.
Top Channel