Panairi i kulinarisë dhe artizanatit mbushi sheshin Gjin Pjetri në Laç me qytetarë të shumtë, ku patën mundësi të provonin prodhimet vendase e po ashtu të njihnin nga afër edhe me veshjet tradicionale të zonave të ndryshme.
Qytetaret patën mundësi të preknin dhe të shihnin nga afër një pjese të kulturës dhe traditës së Kurbinit.
“Kjo është kostumi i vjetër arbnor i fshatit Zheje. Gjyshja e ka punuar më shumë dashuri për tua lënë vajzave dhurate. Panairet janë shumë të rëndësishme sepse dhe rinia duhet ta dinë nga kemi ardhur, si është tradita.
Panairi i cili u gërshetua mjaft mirë me prodhime deti, e po ashtu nuk munguan dhe ato tradicionale e të bëra vetë në fermat e banorëve të cilët kishin ardhur nga zona të ndryshme të Kurbinit.
“Çdo prodhim deti është i zonës tonë, shpjegon disa nga produktet… “Këto menduam ne për ti sjelle sot pasi simbolizojnë zonën e patokut, është pjese e një pasaporte ku çdo flete që shfleton ka një domethënie.
“Sot kam sjelle djathin e dhisë, që e bëjmë vete në mënyre tradicionale. Jam nga fshati Zheje, dhe mundohemi ta bëjmë djathin e dhisë siç e kanë bërë të parët tanë. U kënaqa shume, kamë dal të reklamoj diçka të fshatit tim dhe djathi ju pëlqeu dhe kjo është lumturia më e madhe.”
”Jemi nga fshati Gjorëm, kemi sjelle fli, kemi byrekun me qumësht dhe me veze që është tradicional i zonës….. e kam trashëguar nga stërgjyshi si zanat. Panaire të tilla janë shumë të rëndësishme se promovojmë produktet.”
Top Channel