Festivali i filmit të animuar për fëmijë “Anifest” erdhi në edicionin e tij të 15-të në qytetin e Gjirokastrës.
Festivali ka përzgjedhur nga një koleksion prej mbi 1000 filmash për të sjellë në këtë edicion special që përkon edhe me 50-vjetorin e filmit të animur në Shqipëri rreth 80 filma nga të cilët 40 ishin të nominuar për çmim.
Piktori dhe regjisori i eventin Artan Maku, krijuesi i personazhit të Pikut në vitet ’80 tregon se rrugëtimi i fimit të animuar ka qenë i sfiduar dhe i vështirë. Eventi sipas tij synon në mënyrë periodike edukimin e fëmijëve, qëndrimin e tyre kritik dhe arsyetimin për subjektin.
Artan Maku regjisor: Qëllimi ynë është edukimi i fëmijëve. Sivjet ne kemi edhe 50-vjetorin e filmit të animuar. Stidio e fimit të animuar brenda televizionit të atëhershëm ka filluar në ’74. Filmat konkurrues kanë kaluar në një sitë shumë të fortë. Nga 1070 filma u përzgjodhën filmat më të mirë. Të gjitha tematikat do preken, humori, tematika e familjes. Me këtë festival vlerësuam edhe audiencën edhe krijuesit.
Anifest përzgjodhi për të shfaqur filma kryesisht me metrazh të shkurtër dhe me një gamë të gjerë tematikash.
Marinela Ndria drejtoreshë e arkivit qendror shtetëror të filmit: Piktori Artan Maku na risjell çdo vit me filmin e animuar. Ky është ndër festivalet e vetme që ne kemi në Shqipëri dhe ndër zhanret që po fillon e po zhduket se askush nuk po prodhon më filma të animuar. Kjo është një kohë e artë. Në 50 vjetorin e Anifest kemi futur sesionin e filmit klasik të animuar. Janë mbi 50 filma që shfaqen në vijimësi dedikuar filmit klasik të animuar.
Filmi ” My turn” – Radha ime, u përzgjodh si filmi më i mirë nga audienca e fëmijëve. Juria i dha çmimin e filmit më të mirë të animuar filmit : “Sprayer”dhe filmi më i mirë me metrazh të shkurtër u përzgjodh filmi “Ribbon”. Filmat e përzgjedhur sillnin tematika të thjeshta edukative që nga ndjeshmëria dhe empatia për familjen, ëndërrimi, magjia e lirisë dhe eksplorimit, përpjekjet për fitoren dhe besimin se e mira triumfon.
Top Channel