Nata e parë në burg e Ervin Salianjit ishte e premtja.
“Është një natë e zezë për të gjithë shqiptarët, nata të cilën Ervin Salianji e kaloi në qelitë e burgut vetëm se guxoi tu thotë shqiptarëve të vërtetën e vëllazërisë famëzezë Xhafa, të lidhur me Edi Ramën”-u shpreh Sali Berisha.
Por njëherazi me Berishën që po bën avokatin akuzues, edhe mbrojtësit e Salianjit po përpiqen t’i hapin dyert burgut të Fierit. Por lëvizjet e tyre varen nga zbardhja e vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me një 1 burg Ervin Salianjin, që prej të enjtes një ish deputet që e humbi mandatin menjëherë.
Hapi i parë i tyre ishte ai drejtuar gjykatës së Tiranës, por pa asnjë vlerë përsa kohë Salianji u vetëdorëzua.
Hapi i dytë është rekursi në Gjykatën e Lartë. Por Sali Berisha mendon se mbrojtja më e mirë është sulmi në kuvend dhe jashtë tij
“Burgosja e Salianjit një akt lufte, PD do ti përgjigjet këtij akti lufte me qëndresën dhe me mosbindjen më të fuqishme civile Deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të protestës, revoltës dhe mosbindjes civile në çdo vend, përfshirë dhe sallën e parlamentit”.
Mosbindja civile për të cilën flet lideri i opozitës nis më 6 tetor. Kjo nuk është hera e parë që opozita përdor këtë formë të kundërshtimit te qeverisë, por e historia ka treguar se ajo ka shkuar vetem deri në bllokim rrugesh.
“Mosbindja civile është univers masash te përshkruara ne udhësine manuele te mosbindjes civile do përdoren gjithë ato masa gjer në realizmin e qëllimit te plote krijimit te qeverise teknike”-u shpreh Berisha.
Vendimi i formës së prerë të Apelit i ndërpreu jo vetëm mandatin aktual Ervin Salinajit, por i pamundëroi edhe rikandimin për deputet për shkak të ligjit të dekriminalizimit megjithatë për Berishën kjo nuk do thotë humbje e posteve të tij në parti.
Top Channel