Dënimi i Salianjit/ Nga Kongresi Amerikan te New York Times, PD u nis dosjen kancelarive dhe mediave kryesore në botë

28/09/2024 22:00

Pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianji, Partia Demokratike ka nisur dosjen e plotë shpjeguese në kancelaritë dhe mediat kryesore të botës.

Në 15 pika shpjegohen shkurtimisht denoncimet të cilat nisën në vitin 2018 kur Ervin Salianji publikoi vendimin e formës së prerë të Gjykatës Italiane, i cila sipas tij e kishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge vëllai e Ministrit të Brendshëm, Agron (Geron) Xhafaj.

Në dosje është pasqyruar fakti se pas këtyre denoncimeve, Agron (Geron) Xhafaj shkoi në burg në Romë, Itali, ndërsa vëllai i tij, Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dha dorëheqjen nga detyra.

Në dosje ndër të tjera sqarohet se “Vendimi politik për burgosjen e opozitarit Ervin Salianji u bë nga trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala dhe Iliba Bezati. Genti Shala është ish-përfaqësues politik i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe kandidat për anëtar i Gjykatës së Lartë, ku dihen lidhjet e forta të Fatmir Xhafajt“-thuhet në njoftimin e PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA