Vrau ish-bashkëshorten gjyqtare, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin

27/09/2024 17:10

Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin e përjetshëm të Fadil Kasemi, i cili vrau bashkëshorten ish-gjyqtare Gildez Hafizi.

Gjykata sipas Anila Hoxhës njofton “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga i gjykuari Fadil Kasëmi, kundër vendimit nr. 39, datë 15.05.2019, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë”.

Fadil Kasemi qëlloi për vdekje ish-gjyqtaren në përpjekjen e tij të dytë, pas mosmarrëveshjeve në çift dhe ndarjes prej saj, në gusht të vitit 2017. Një krim që i akuzuari nuk e pranoi fillimisht, duke u justifikuar me probleme mendore, por që ekspertiza e nxori atë të aftë mendërisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA