Vijojnë sulmet me dronë, në Ukrainë tre të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

27/09/2024 12:23
Ndërkohë palestinezët në Gaza raportojnë një tjetër zhvillim të tmerrshëm, teksa dronë të armatosur po patrullojnë rrugët për të zgjedhur individë.

Të paktën tre civilë u vranë dhe njëmbëdhjetë të tjerë u plagosën, duke përfshirë një fëmijë, në një sulm me dronë rusë në qytetin port të Izmailit, në Danub në Ukrainën jugperëndimore, pranë kufirit me Rumaninë.

Imazhet e postuara në internet nga guvernatori i Odesës tregojnë një ndërtesë banimi të shkatërruar pjesërisht dhe në flakë. Forcat Ajrore të Ukrainës lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme raketore dhe me dronë edhe në rajonet Herson, Mikolaiv dhe Sumi.

Sakaq mbrojtja ajrore ruse tha se rrëzoi shtatë dronë ukrainas gjatë natës në rajonin jugor rus të Rostovit. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën operacion special ushtarak, për të çmilitarizuar Ukrainën. Si pasojë e këtij konflikti të nisur që në shkurt të vitit 2022 kanë humbur jetën mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Perëndimi është përgjigjur me sanksione ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti, por edhe me ndihma miliarda dollarëshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA