Trafik kokaine nga Amerika Latine drejt Evropës/ Gjykata e Durrësit cakton “arrest me burg” për dy të arrestuarit

27/09/2024 16:32

Gjykata e Durrësit caktoi “arrest me burg” me qëllim ekstradimin drejt Italisë për Arjanit (Agim) Malokun dhe Jurgen Kaçurrin, të arrestuar dy ditë më parë në kuadër të një operacioni që u shtri në disa shtete për të ekzekutuar 61 urdhër-arrestet e lëshuara nga gjykata e Breshias në Itali.

Pasditen e së premtes, dy të arrestuarit e SPAK-ut dolën para gjyqtarit Alban Veçani i cili pasi dëgjoi palët miratoi arrestimin e përkohshëm të Malokut dhe Kaçurrit.

E ndërsa gjykata e Durrësit i hapi dritën jeshile ekstradimit të Kaçurrit, shpalli moskompetencën për shqyrtimin e çështjes së ekstradimit për Malokun pasi ai është rezident në Fushë Krujë duke ia kaluar rastin gjykatës së Tiranës.

Dy të arrestuarit akuzohen për trafikim lëndësh narkotike, kokainë, nga Amerika Latine në tregun evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA