Skandali seksual i Diddy rrezikon martesën e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis? Ja si qëndron e vërteta

27/09/2024 11:17

Çifti Ashton Kutcher dhe Mila Kunis së fundmi janë përfolur për ndarjen e tyre, për shkak të përfshirjes së emrit të aktorit në fotot e vjetra që e lidhin atë me Sean “Diddy” Combs .

Diddy është nën hetim për krime seksuale gjatë festave famëkeqe, ku kanë marrë pjesë njerëz të famshëm si Beyonce, Jay Z, Justin Bieber, Rihanna, Taylor Swift, Usher, Naomi Campbell, Paris Hilton, Mariah Carey, Kim Kardashian, Kylie dhe Kendall Jenner, Sarah Jessica Parker, si dhe aktori Ashton Kutcher.

“Kutcher nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje dhe miqësia e tij me Diddy ishte e rastësishme, në disa ngjarje sociale dhe biznesi. Çifti i njohur vazhdojnë të jetojnë të lumtur me dy fëmijët e tyre, Wyatt dhe Dimitri ”, thotë një burim për revistën People.

Çifti, i cili u njoh në xhirimet e “That ’70s Show” dhe u martua në vitin 2015. Ata morën shumë vëmendje nga mediat kur në fillim të vitit 2023, Kutcher dhe Kunis u shfaqën së bashku në turneun e Taylor Swift me fëmijët e tyre, duke treguar se sa të bashkuar janë. Kutcher, në fakt, nuk mungon të shprehë publikisht dashurinë për gruan e tij në rrjetet sociale apo edhe në daljet televizive.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA