Shpërthime të fuqishme tronditin Bejrutin! Shkatërrohen ndërtesa, dyshime se është plagosur kreu i Hezbollahut

27/09/2024 20:03

Një sulm i fuqishëm shkatërroi zonën Dahiyeh në periferi të Bejrutit këtë të premte.

Gazetari Artur Bibe i cili raporton nga fronti i luftës, mëson se ishte një sulmi organizuar ku u përdorën bomba të precizionit të lartë me peshë 1 ton, predha të cilat shpojnë disa kate banesash dhe pastaj shpërthejnë.

50 tonë armatime u lëshuan mbi godinën thanë burime ushtarake izraelite, duke lënë të paktën dy të vrarë dhe 76 të plagosur.

Disa video të postuara në mediat sociale treguan shtëllunga të mëdha tymi të zeza që ngriheshin në ajër pas shpërthimeve.

Zona e prekur nga sulmet duket më e madhe se sulmet e mëparshme izraelite në Bejrut.

Kanalet jozyrtare libaneze raportojnë se kreu Hezbollahut, Hassan Nasrallah, është plagosur në sulmin izraelit në Bejrut, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Kryqi i Kuq Libanez tha se kishte dërguar 10 nga ekipet e tij në periferitë jugore pas sulmit.

Sulmet ajrore intensive izraelite kanë shënjestruar grupin militant në Liban. E hëna ishte dita më vdekjeprurëse për vendin në dy dekada, kur bombat izraelite vranë më shumë se 500 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe plagosën më shumë se 1,800 të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA