“Pengmarrje banditeske”, Salianji niset nga selia e PD për t’u vetëdorëzuar në Polici: Do të përballem kudo që të më kërkojnë

27/09/2024 17:26

Deputeti i PD, Ervin Salianji, para se të nisej nga selia e demokratëve drejt Policisë së Tiranës për t’u vetëdorëzuar, mbajti fjalën para gazetarëve, duke e quajtur vendimin për dënimin e tij më 1 vit burg ‘pengmarrje banditeske’.

Salianji: Edhe njëherë tjetër çdo përpjekje që kam bërë dhe do të bëj është për të mirën dhe interesin publik. Këta nuk do të ngopen me të keqen, ne nuk do të ngopemi duke bërë mirë. Të forcojmë një demokraci ku të sundojë shteti i së drejtës dhe shteti ligjor.

Grupi parlamentar ka vendosur që të ngujohej, por duke qenë se jam shprehur se do të përballem kudo që ata kërkojnë, edhe në këtë pengmarrje banditeske, duke privuar lirinë, për 1 vit dhe po ashtu duke ndërprerë mandatin e dhënë nga qytetarët, do ta bëj mandatin.

Një betejë që do të frymëzojë të gjithë qytetarët. Rama thotë se nuk ka më të mirë se ata, por ka më të mirë se ata, ne vendosim sakrificën sepse e vërteta nuk ka çmim dhe do të triumfojë njësoj si opozita. Nuk kam lajmëruar asnjë protestë për ditën e sotme. Protestat do të jenë të mëdha, qytetarët kanë reaguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA