Ish-ministri i mbrojtjes Shigeru Ishiba do të bëhet kryeministri i ri i Japonisë pasi fitoi garën për udhëheqje të partisë së tij.
67-vjeçari merr kontrollin e Partisë Liberale Demokratike (LDP) që sundon prej kohësh, e rrënuar nga skandalet dhe do të marrë komandën e ekonomisë së katërt më të madhe në botë pasi parlamenti të mblidhet në tetor, për shkak të shumicës së partisë së tij në dhomën e ulët.
Ai ishte një nga nëntë kandidatët dhe mundi ministren e sigurisë ekonomike Sanae Takaichi, e cila po konkurronte për t’u bërë liderja e parë grua e Japonisë.
Kjo ishte përpjekja e pestë e Ishibës për të udhëhequr partinë, një “makinë” politike konservatore që ka sunduar Japoninë pothuajse vazhdimisht që nga themelimi i partisë në 1955.
Top Channel