Nënshkruhet dokumenti për nxënësit që duan të marrin një zanat, Rama: Tregu i punës po i drejton të rinjtë te arsimi profesional

27/09/2024 16:57

Ministrja e Arsimit dhe Sportit dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës e i Inovacionit nënshkruan një dokument të përbashkët, për nxënësit që duan të marrin një zanat, duke i dhënë një mundësi të re që të zgjedhin arsimin profesional’ përgjatë gjithë vitit të parë të gjimnazit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje në rrjetet e tij sociale, nga eventi që u organizua, duke ndarë lajmin e ri. Rama shkruan se me ‘kërkesat në rritje të tregut të punës, për profesionistë të kualifikuar, gjithnjë e më shumë të rinjtë po orientohen drejt zanateve dhe po zgjedhin arsimin profesional, si rrugën e duhur për punësim të sigurt’.

“Nxënësve që duan të marrin një zanat u jepet një mundësi e re që të zgjedhin Arsimin Profesional në çdo kohë, përgjatë gjithë vitit të parë të gjimnazit, falë dokumentit të përbashkët që u nënshkrua sot nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit” , ka shkruar kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA