Ndërsa pritet mbajtja e mbledhjes së grupit parlamentar të PD në orën 12:00, deputeti Ervin Salianji ka mbërritur në seli prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.
Në ambientet e selisë blu ndodhen Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, teksa në mbledhjen e thirrur për këtë të premte, kreu i grupit parlamentar të PD ka kërkuar që të mos mungojë asnjë deputet. Në mbledhje pritet që të vendoset qëndrimi që deputetët e PD do të mbajnë në seancën plenare të radhës.
Një ditë më parë Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, e cila ka dënuar me një vit burg Salianjin, nën akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Këtë vendim Salianji e ka cilësuar si dënim politik, dhe të parin në histori, kur një person dënohet me burg për një vepër të tillë.
Top Channel