Deputeti demokrat, Ervin Salianji, zbuloi në emisionin Top Story në Top Channel se kishte komunikuar me prokurorin, pasi Gjykata e Apelit dha vendimin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Ai zbuloi se pas vendimit të Apelit, i kishte thënë që të vinin këtë të enjte ta ekzekutonin urdhrin e gjykatës për ta arrestuar.
“E dini pse nuk jam në SPAK unë, se e kanë më në kontroll këta. Unë sot kam marrë vetë, kam komunikuar edhe me prokurorin e Tiranës dhe të policisë, u kam thënë hajde e mbyllim sot, por (më thanë) duhen disa procedura, nuk kam frikë unë nga këta”, tha Salianji.
Kujtojmë se sot Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për deputetin Ervin Salianji, duke e dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë denoncimin e vëllait të ish-ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn.
Ky vendim shkaktoi reagime të shumta nga të dyja kahet politike.
Nga ana tjetër, Kryesia e PD në një mbledhje urgjente, si kundërpërgjigje parashikon nisjen e protestave më 6 tetor.
Top Channel