Mbërrin në Policinë e Tiranës avokati i Ervin Salianjit/ Deputeti pritet të vetëdorëzohet, qindra qytetarë mblidhen në mbështetje të tij
27/09/2024 16:59
Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho ka mbërritur në Policinë e Tiranës.
Deputeti pritet të vetëdorëzohet këtë pasdite, ndërsa qindra qytetarë janë mbledhur në mbështetje të tij.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që dënoi me një vit burg Ervin Salianjin për kallëzim të rremë, pak pas mesditës së sotme, në Policinë e Shtetit mbërriti shkresa për arrestimin e deputetit.
Ndërkohë nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i PD-së, në mbledhjen e zhvilluar pak më parë, propozoi ngujimin e Salianjit dhe deputetëve të tjerë në seli, duke i kërkuar demokratit të mos zbatojë kërkesën për arrest, teksa vendimin e Apelit e cilësojnë politik.
Top Channel