Lufta në Gaza, fëmijët palestinezë rrezikojnë të mbeten pa arsim për 5 vjet

27/09/2024 15:02

Fëmijët në Rripin e Gazës rrezikojnë të mbeten në ‘terr’ informativ deri në 5 vite për shkak të luftës, thuhet në një raport.

Sipas zyrës së koordinimit të OKB-së për çështjet humanitare, më shumë se 10,600 fëmijë dhe 400 mësues janë vrarë në operacionet ushtarake izraelite, me qindra mijëra të rinj të zhvendosur. Në raport theksohet se nëse lufimet në Rripin e Gazës vazhdojnë deri në vitin 2026, humbjet mund të zgjasin deri në pesë vjet.

Profesor Maha Shuayb, drejtor i Qendrës për Studime Libaneze, tha se “Perspektivat e të rinjve në Gaza po shuhen dhe gjetjet tona tregojnë se me të ata po humbasin shpresën. Arsimi është shumë thelbësor dhe ndaj duhet të luftojmë që fëmijët, e ardhmja jonë të arsimohet” .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA