Kapet një 55-vjeçar i cili ishte dënuar me 1 vit burg për dhunë në familje në Tiranë.
55-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”.
“Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, u finalizua nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Catch”.
Kapet dhe ndalohet një 55-vjeçar i dënuar me 1 vit burgim, për dhunë në familje.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, në Allias, u kap shtetasi Xh. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel