Gjykata kushtetuese do të vendosë për kaosin në hapjen e parlamentit rajonal gjerman (fotot)

27/09/2024 18:05

Pas një seance të parë kaotike në parlamentin e shteti lindor gjerman Thuringian, ku e djathta ka marrë shumicën e votave, gjykata kushtetuese vendore do të vendosë për mënyrën e procedimit, shkruajnë mediat vendase.

Kaosi në seancën e djeshme nisi kur deputeti vjetër i të djathtës Alternativa për Gjermaninë (AfD), Jürgen Treutler, refuzoi t’i jepte të drejtën të flisnin apo të ngrinin mocione deputetëve te tjerë për ndryshimet e rregullave.

Sot gjykata kushtetuese pritet të vendosë mbi ankesën e ngritur nga Kristian Demokratët  (CDU), që thotë se partitë e tjera mund të marrin pjesë ose të lejojnë prezantimin e kandidatëve për kryetar të parlamentit rajonal, shkruan rrjeti vendas DPA.

Sesioni ndjeshëm u mbyll papritur pas kundërshtimit të planeve të AfD për të caktuar kandidaten e tyre Wiebke Muhsal.

Partitë e tjera refuzuan nominimin si një provokim pasi ajo është e dënuar më parë për mashtrim.

Por AfD refuzoi ndryshimet që lejojnë edhe parti të tjera të kandidojnë, dhe i dha fund sesionit, shkruan DPA.

“Ky është një sulm mbi të drejtat parlamentare, mbi kushtetutën dhe të drejtat e parlamentit,” tha lideri rajonal i CDU, Mario Voigt.

“Është marrje e pushtetit me forcë,” shtonte kolegu i tij në CDU, Andreas Bühl.

Nuk është e qartë çfarë do të vendosë gjykata por AfD në pushtet mund të infuencojnë  dhe meqënëse është një çështje urgjente, gjykatësit do të vendosin panjë seance dëgjimore, shkruan DPA.

FOTO GALERI
1/2
AfD refuzoi ndryshimet që lejojnë edhe parti të tjera të kandidojnë, dhe i dha fund sesionit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA