![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/108096378-17385941362025-01-21t135852z_2046413225_rc26ecacncix_rtrmadp_0_usa-trump-mexico-sheinbaum_sd-800x450.jpg)
Donald Trump ka rënë dakord për një takim të minutës së fundit me Presidentin Volodymyr Zelensky, pavarësisht se e ka sulmuar dhe kritikuar vazhdimisht atë në gjurmët e fushatës amerikane.
Kandidati republikan për president në SHBA tha në një konferencë për shtyp se lideri ukrainas do të vizitojë Kullën Trump sot, vetëm disa ditë pasi Trump e kritikoi atë për refuzimin e arritjes së armëpushimit me Rusinë.
Që prej fillimit të luftës Trump ka përsëritur pikat e bisedimit mes Moskës dhe Kievit për të arritur një marrëveshje. “Është turp ajo që po ndodh në Ukrainë. Kaq shumë vdekje, kaq shumë shkatërrime. Është një gjë e tmerrshme,” tha Trump gjatë fushatës së tij në New York.
Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, Trump ka përsëritur shpesh pikat e bisedimeve të Moskës për luftën. Gjatë debatit presidencial të shtatorit, ai anashkaloi një pyetje nëse donte që Ukraina të dilte fituese në konflikt.
Top Channel