“Dosja Zarka” në SPAK/ Prokuroria nis pyetjen e njerëzve të drejtësisë të përmendur në hetim, dëshmon bashkëshorti i Ermonela Felajt

27/09/2024 11:39

SPAK pyeti gjatë ditës prokurorin e kryeqytetit Bledar Valikaj, emri i të cilit përmendet në një nga dosjet e SKY ECC, finalizuar gjatë verës me katër masa sigurie.

Por ndërsa në paraburgim vijon vetëm ish kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka që dyshohet se ndërhyri për mbyllje dosjesh, tre të tjerë një avokat, një oficere e policisë gjyqësore dhe i afërmi i të akuzuarve të Toyta Yaris vazhdojnë në kërkim.

SPAK nuk ka asnjë version zyrtar për pyetjen e Valikaj që qëndroi gati një orë. Por në dosje, emri i tij përmendet pas arrestimit të shtetases Xh. Mansaku, e cila dyshohej për vjedhjen e një bluze. Për dënimin e të resë të kërkuarit pretendojnë se do ndërhyjnë në prokurorinë e kryeqytetit.

Lista e atyre që do thirren për ty pyetur është e gjatë midis tyre gjyqtarë e prokurorë, ish-gjyqtarë e ish-prokurorë, të cilët përmenden në bisedat SKY ECC.

Gjyqtarë dhe prokurorë të kryeqytetit dhe në Apel lakohen për zbutjen e Toyota Yaris, e cila u mbyll me vetëm një të dënuar. Astrit Vladi, sipas burimeve, fliste me Radovan Çelën, i cili komunikonte me Erjona Daupaj, që nga ana e saj premtonte se do ndërmjetësonte te një sërë përfaqësuesish të drejtësisë, duke përmendur madje edhe vlera monetare deri në 50 mijë euro.

Rasti tjetër është ai i përcjelljes së një letërporosie nga belgët pranë ish-Krimeve të Rënda për dosjen Toyota Yaris, në të cilën belgët kërkonin edhe heqjen e lirisë për Radovan Çelën, një kërkesë e cila në atë kohë nuk u realizua. SPAK po kryen hetime për gjetjen e provave ndaj personave të përmendur në SKY ECC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA