
Gjykata e Apelit ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë ditën e djeshme për deputetin e PD-së, Ervin Salianji, ku u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, për dënimin me 1 vit burg.
Ndërkohë që në një njoftim, Gjykata e Apelit bën me dije se vendimi për Salianjin është marrë në unanimitet të plotë.
Kujtojmë se Salianji e ka cilësuar vendimin e Apelit si politik, ndërsa për këtë ngjarje pati reagim të gjerë. Marrë shkas nga kjo ngjarje Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar sot mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve.
Përmes një letre zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, grupi i PD kërkoi që të mblidhet Këshilli “për të rivendosur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, frenimin e akteve politike ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe rikthimin e kushtetutshmërisë”, duke e cilësuar dënimin e Salianjit si një”hakmarrje politike”.
Top Channel