Diskutime të reja janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura në Kryesinë e PD.
Agron Gjekmarkaj është shprehur se duhet të punohet me ndërkombëtarët, pasi reagimi i tyre ndikon shumë tek kryeministri Edi Rama.
Agron Gjekmarkaj: Të bëjmë diçka simbolike që nesër, sepse po t’i bëhej PS kjo gjë kur ishte në opozitë do kishte reaguar gjithë faktori ndërkombëtar.
Ne jemi ende shume të vakët me ndërkombëtarët, më shumë se protesta, Ramës i dhemb kur reagojnë gazetat, shtypi, ndërkombëtarët. Ndaj ta përdorim edhe këtë formë të rëndësishme. Duhet ta bëjmë një përpjekje të madhe me ndërkombëtarët se dënimi politik dmth që nuk funksionon as kjo drejtësia e re.
Nga ana tjetër, Ina Zhupa tha se me vendimin e Apelit ndaj Ervin Salianjit po mbillet frika te shqiptarët, fabrikime të tmerrshme, të ngjashme me të diktatorit Enver Hoxhës.
Ina Zhupa: Protesta të pandalshme dhe të qëndrueshme janë domosdoshmëri. Nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë. Frika mban diktaturat në këmbë dhe sot po mbillet frika te shqiptarët dhe ne kemi mision historik që ta vrasim frikën e qytetarëve, të jemi në krye të revoltës.
Këto fabrikime të tmerrshme, të ngjashme me të Enver Hoxhës janë thika mbi kokat e çdo shqiptari. Deputetët në ballë, në parlament, në rrugë. Ky dënim sot duke krijuar precedentin e parë në vend me burg për kallëzim të rreme tregon qartësisht arrogancën e pushtetit. Arroganca do përballje, do vendosmëri, do qëndresë pa kthim. S’kemi çe duam karrigen po nuk mbrojtëm kushtetutën, të drejtat themelore të qytetarëve.
Sot mesazhet kanë qenë pafund nga qytetarët, nuk duhet llogarisim shifrat që do jenë në protestën e parë e a të dytë por duhet llogarisnim të jemi të parët në betejë dhe qytetarët do na bashkohen. Kjo shkon edhe me vendimin tonë politik për një qeveri teknike.
Top Channel