Gjatë një konference për mediat, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit për deputetin e PD-së, Ervin Salianji.
Meta e quajti këtë vendim si hakmarrje dhe përpjekë për t’i ndaluar Salianjit mundësimin e kandidimit për zgjedhjet e vitit të ardhshme.
Më tej ai tha se gjykatat e kanë të shkruar në ballë që marrin vendime partiake.
“Gjykatat e kanë në ballë që marrin vendim partiake. Politike dhe kjo është një hakmarrje e qartë ndaj deputetit Salianji, si pasojë e denoncimeve të forta që ai ka bërë ndaj trafikut të drogës. Është një përpjekje për t’i ndaluar mundësinë e kandidimit.
Nuk pritej ndonjë surprizë me këtë sistem kriminal drejtësie. Janë shumë pak akte të pavarura të gjykatave. Ato vendon s çfarë vendon prokuroria, SPAK.”, tha Meta.
Top Channel