Vendimi i Apelit për Salianjin, Gjekmarkaj: Ditë e zezë për demokracinë! PD s’do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd

26/09/2024 15:06

Deputeti Agron Gjekmarkaj e quan një ditë të zezë për demokracinë këtë të enjte, pas vendimit të Apelit për Ervin Salianjin.

Postimi i Gjekmarkajt:

Pranga në duart e Opozites!

Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot. Dënimi, vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit.

Kjo është një ditë e zezë per drejtësinë për demokracinë! PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd.

Demokraet dhe qytetaret e ketij vendi duhet ta ndalin zhberjen, ndalimin, asgjesimin e Opozites! Pas politikanëve të Opozites prangat tunden per ta. Duhet të bashkohemi fuqishem, të ngrihemi fuqishem , ti shtrijmë doren njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikatures!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA