Vetëm pak para lindjes së fëmijës së tyre të tretë, Cardi B dhe Offset i dhanë fund lidhjes së tyre, e cila duket se nuk do të ketë më asnjë pikë kthese.
Gjatë procesit të divorcit, artistja është përballur me akuzat e rënda të hedhura nga ish-partneri i saj, i cili është shprehur se ajo e ka tradhtuar gjatë kohës kur ishte shtatzënë, një gjë e cila është konfirmuar pjesërisht nga Cardi.
Në një video live në Instagram, Cardi B ka zbuluar disa detaje lidhur me ndarjen nga Offset, përfshirë dhe faktin që ai i kishte kërcënuar të merrte mbrapsht dhuratat që i kishte bërë, pasi ajo kishte vazhduar jetën pas ndarjes.
“Diçka që më duket absurde është se ai mendon se mund të më blejë, por nuk mundet. Aq i çmendur është saqë beson se kjo është e mjaftueshme. Do të më kërcënosh duke marrë gjërat për të cilat kam punuar? Do të luash me mua? Le të luajmë. Do të marrësh gjërat e mia sepse kam vazhduar përpara? Lirisht. Pse ti nuk mund të ecësh përpara?”, tha artistja, e cila më pas në një postim në “X” shkroi: “Po, e kam bërë!”.
Top Channel