Top Channel, në një nga zonat më të rrezikshme në kufi me Libanin! Gazetari tregon vendin e shkretuar nga sulmet

26/09/2024 15:34

Ekipi i Top Channel, udhëtoi drejt Metula-s në Izrael, shumë pranë kufirit me Libanin.

Në videot e siguruara nga gazetari Artur Bibe, duket një fshat i Libanit, ndërsa vihet re zona e shkretuar nga sulmet e herëpashershme. Të veshur me jelekë antiplumb dhe helmetë, grupi i xhirimit u largua disa minuta më vonë nga zona, që ka qenë një pikë e nxehtë e sulmeve.

Ndodhemi shumë pranë zonës së Libanit, fshati është shumë pranë. Është i vetmi vend, ku ushtria izraelite na lejoi të vijmë. Për herë të parë, u detyruam të vëmë helmetën. Është një zonë shumë e rrezikshme. Ka pasur operacione speciale të forcave izraelite, për të spastruar zonën nga grupimet e Hezbollahut. Së bashku me grupin tonë të xhirimit, vazhdojmë të jemi në zonë”, raporton Bibe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA