“Ndezja e motorëve” për zgjedhjet/ “S’do doja të isha kurrë në vendin e Berishës”, Braçe në “Shqipëria Live”: Nuk i ‘shoh’ kundërshtarët! Kam punë vetëm me qytetarët

26/09/2024 13:07

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ishte i ftuar këtë mesditë në “Shqipëria Live”, ku foli për “ndezjen” e motorëve të PS për zgjedhjet e 2025.

I pyetur për vendosjen si drejtuese të fushatës në Fier të zv.ministres Belinda Balluku, ai u shpreh se është e rëndësi që këtë qark ta drejtojë një grua.

“Është me rëndësi që qarku I Fierit të drejtohet nga një grua”, tha ai.

Kundërshtarët ai tha se “nuk i sheh aspak”, duke shtuar se janë qytetarët ata që do të zgjedhin.

“Kam lidhje vetëm me njerëzit dhe mendoj se deputeti i tillë duhet të jetë. Duhet t’u përgjigjet njerëzve kur ata vendosin ta votojnë dhe t’i japin një kontratë pune dhe ta çojnë në Parlament”, u shpreh ai.

Për Sali Berishën dhe përballen e tij me drejtësinë ai tha se ish-kryeministri është në një situata të vështirë.

“Nuk do doja ta shihja veten në asnjë rast në pozitën e tij. Mund të ndjej edhe keqardhje. Janë 30 e kusur vite betejë e bërë, por është çështja e tij dhe nuk dua të komentoj për njerëz që janë në proces me drejtësinë”, tha Braçe.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA