“Mbështesim SPAK”, Spiropali takim me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura, Gonzato: Të respektohen vendimet e ‘Kushtetueses’

26/09/2024 11:35

Paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit u zhvillua takimi i Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura.

“Kuvendi ka dhënë dhe do të japë institucionalisht dhe publikisht mbështetjen e nevojshme. Mbështetja jonë ka qenë dhe do të jetë ligjore. Kuvendi ka vullnet të plotë dhe është i hapur të miratojë iniciativa të reja ligjore. Kuvendi është një derë e hapur për të gjithë”, tha Spiropali.

Gjatë fjalës së mbajtur Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, u shpreh se Be “do vazhdojë të mbështesë institucionet shqiptare në udhëtimin e tyre drejt BE”.

“Vendimet e Gjykatës kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik”, u shpreh më tej ai.

Ndërkohë nga ana tjetër ambasadori i ri britanik në Tiranë Nick Abbott tha mes të tjerash “se duhet llogaridhënie dhe transparencë”.

“Mbështesim SPAK dhe luftojmë për lirinë e fjalës në Shqipëri”, u shpreh ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Caspar Vos.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA