Kryebashkiaku i New York akuzohet papritur për korrupsion, ‘shkelje të besimit të publikut’ (fotot)

26/09/2024 18:51
Eric Adams sot duke refuzuar akuzat e ngritura

Kryeprokurori federal i SHBA, Damian Williams ka akuzuar sot në mënyrë sensacionale kryebashkiakun e New York, Eric Adams për “shkelje të rëndë të besimit të publikut” me rryshfete e dhurata që merrte fshehtësisht prej vitesh.

Në konferencën e shtypit prokurori, duke prezantuar akuzat e rryshfetit, mashtrimit bankar dhe nxitjen e donacioneve të huaja elektorale, tha: “Ai i tha publikut se nuk merrte dhurata por fshehtësisht ai ishte i mbushur me to”.

Williams shtonte se kryebashkiaku kishte “kaluar linjat e kuqe” prej vitesh dhe hetimet ndaj tij vijojnë: “Kjo sigurisht do të përfshijë të tjerë njerëz.”

Padia me 57-faqe ndaj Adams detajonte akuzat e mashtrimit mes të cilave përfshiheshin dhe donacione elektorale nga qeveria e Turqisë.

Duke detajuar udhëtimet dhe qëndrimet luksoze të Adams në Turqi, Williams tha:

“Ne akuzojmë se kryebashkiaku Adams ka abuzuar me privilegjet dhe ka shkelur ligjin që kërkojnë shërbim ndaj popullit dhe jo ndaj atij që ofron më shumë, sidomos nga fuqi të huaja”.

Ndërsa në përgjigjen e tij ndaj akuzave nga rezidenca, Adams qëndronte i patundur:

“Kjo është një ditë shumë e pafat, e dhimbshme. Por brenda gjithë kësaj ne mund të kuptojmë  se është një ditë e zbulimit. Unë kam 10 muaj që ppo e kaloj këtë deh jam gati të mbrohem. Të gjithë e dinë se unë ndjek ligjin rregullat e fushatës”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse padia ndaj tij ishte e motivuar politikisht Adams tha se kjo pyetje i duhet bërë prokurorëve federalë./The Guardian/

FOTO GALERI
1/2
Kryeprokurori federal i SHBA, Damian Williams ka akuzuar sot në mënyrë sensacionale kryebashkiakun e New York, Eric Adams për "shkelje të rëndë të besimit të publikut” me rryshfete e dhurata

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA