“Kërkojnë të krijojnë një ishull të izoluar në SPAK”, Salianji në Top Story: Nëse ka një goditje më të madhe, është e drejta e lirisë

26/09/2024 23:52

“Nëse ka një goditje më të madhe, është e drejta e lirisë”, u shpreh deputeti Ervin Salianji gjatë një interviste në Top Story.

Ai theksoi se maxhoranca kërkon të krijojë një ishull të izoluar në SPAK përmes kësaj çështjeje.

Salianji: I veti shqetësim që kam është familja dhe për miqtë, pse kam shqetësim unë që këta kufizojnë lirinë e të shprehurit, e dini pse është bërë ky vendim me burg?

Këta e kanë bërë që ta këmbejë burg me burg, përmes këtij ( Xhafajt)kërkon të krjojë ishull të izoluar në spak apo pjesë tjetër të drejtësisë. Unë kam bërë beteja të forta dhe ballore mund t’i vijë kujtdo kjo në një moment, ore ne po vjedhim po bëjmë trafik droge po zhvasim Shqipërinë, po ia japim kullat e detin si t’i duam por po guxoi dikush të na shqetësojë dhe prishë qetësinë ne t’i mbyllim gojën, por nuk e mbyllim gojën askujt. Nëse ka një goditje më të madhe është e drejta e lirisë.

Kujtojmë se sot Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për deputetin Ervin Salianji, duke e dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë denoncimin e vëllait të ish-ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn.

Ky vendim shkaktoi reagime të shumta nga të dyja kahet politike.

Nga ana tjetër, Kryesia e PD në një mbledhje urgjente, si kundërpërgjigje parashikon nisjen e protestave më 6 tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA