Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë ushtrisë së tij që të vazhdojë të luftojë me “forcë të plotë” dhe nuk i është përgjigjur thirrjes së mbrëmshme për armëpushim, thotë zyra e tij.
Në përgjigje të propozimit të armëpushimit të paraqitur nga 12 aleatë ndërkombëtarë, zyra e Netanyahut thotë:
“Lajmi për armëpushim – nuk është i vërtetë. Ky është një propozim amerikano-francez, të cilit as kryeministri nuk iu përgjigj. Lajmi për gjoja direktivën për të moderuar luftimet në veri është gjithashtu e kundërta e së vërtetës.
“Kryeministri udhëzoi IDF që të vazhdojë luftimet me forcë të plotë dhe sipas planeve të paraqitura para tij. Gjithashtu, luftimet në Gaza do të vazhdojnë deri në arritjen e të gjitha qëllimeve të luftës.”
Top Channel