22/12 18:59
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kreu i një prej njësive ajrore të Hezbollahut është vrarë në sulmin e mëparshëm në një periferi jugore në Bejrut.
Në një postim të publikuar në X, IDF thotë se avionët luftarakë sulmuan Bejrutin dhe vranë Mohammad Hussein Surur.
Hezbollahu ende nuk ka komentuar, teksa IDF thotë se Surur iu bashkua Hezbollahut në vitet 1980 dhe drejtoi e komandoi shumë sulme me dronë që synonin Izraelin.
Top Channel