FOTOT/ Channing Tatum zyrtarisht beqar! Finalizon divorcin pas 6 vitesh me aktoren Jenna Dewan

26/09/2024 13:38

Aktorët Channing Tatum dhe Jenna Dewan kanë finalizuar divorcin e tyre pas 6 vitesh ndarje informale.

Detajet e plota të divorcit nuk janë bërë ende të ditur, por mësohet se të dyja palët kanë rënë dakord të heqin dorë nga mbështetja bashkëshortore dhe të takohen privatisht me një gjyqtar për çdo konflikt që mund të hasin në lidhje me vajzën e tyre. Tatum dhe Dewan kanë një vajzë 11-vjeçare nga martesa e tyre.

Dewan fillimisht bëri kërkesë për divorc në vitin 2018 pas 9 vitesh martesë. Marrëveshja e arritur mes çiftit u lejon atyre të shmangin gjyqin, i cili ishte planifikuar të fillonte në dhjetor.

Ish-çifti u njohën në xhirimet e ‘Step Up’ në vitin 2006 dhe u fejuan në vitin 2008. Ata u martuan në Malibu më 11 korrik 2009.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA