Festa e ëmbëlsirave, Maliqi dhe bashkia greke e Korinthit kërkojnë të binjakëzohen

26/09/2024 12:21

Për të 17-tin vit radhazi në Maliq është organizuar Panairi i ëmbëlsirave i cili ka sjellë larminë e këtyre gatimeve nga amvisat e zonës.

Mes stendave të mbushura me ëmbëlsira dhe gatime tradicionale nuk kanë munguar as prodhimet e fermerëve, blegtorëve dhe bletërritësve të zonës ndërsa synimi i aktivitetit të organizuar nga bashkia mbetet promovimi i tyre dhe krijimi i hapësirave për tregtimin e këtyre prodhimeve.

Një grup artistik i sjellë nga bashkia e Korinthit në Greqi ju bashkua panairit ndërsa synohet binjakëzimi dhe zhvillimi i turizmit dypalësh.

“Panairi është gjithëpërfshirës, për të cilin unë mendoj që është për tu vlerësuar e çdo gjëje që promovohet. Është falas çdo gjë dhe kjo është mundës e mirë për të krijuar një mundësi që edhe ata të krijojnë një treg nga pëlqimi që i bëhet produkteve tona në të gjithë zonën”, shprehet Gëzim Topçiu, kryetar i Bashkisë Maliq.

Të njohura për gatimin e ëmbëlsirave amvisat pjesëmarrëse sollën larminë e traditës duke ftuar pjesëmarrësit që të shijojnë gjithçka ato kishin përgatitur.

Vit pas viti kjo festë është duke u pasuruar me elementë të gatimit dhe prodhimit vendas ndërsa synon të kthehet në një organizim tërheqës për vizitorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA