Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg e Gjykatës së Shkallës së parë për deputetin e PD-së Ervin Salianji.
Demokrati Saimir Korreshi, në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, u shpreh se Gjykata e Apelit nuk ishte gjykata kompentente për të marrë këtë vendim mbi deputetin Salianji.
Më tej ai theksoi se vendimi marrë nga Apeli mund të ishte konvertuar në shërbim prove, ose komuniteti.
“Kjo nuk ka qenë as gjykata kompetente për të marrë vendimin mbi Salianjin. Duhet parë ky problem procedural. Ne do të shohim vijimin e procesit. Vendimi mund të ishte konvertuar në shërbim prove, komunitete.”, u shpreh Korreshi.
I ftuar ishte edhe juristi Jordan Daci, i cili u shpreh kundër vendimit, duke argumentuar se Salianji nuk ka asnjë të shkuar negative.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe kreu i PL-së, Ilir Meta, i cili e quajti “hakmarrje”.
Top Channel