Dënimi i Salianjit/ Pas Grupit, pritet të mblidhet edhe Kryesia e PD, Bardhi: Do të diskutojmë propozimet përkatëse

26/09/2024 15:33
Gazment Bardhi

Pas mbledhjes së Grupit, do të mblidhet edhe Kryesia e PD në orën 20:00.

Sipas kreut të Grupit të PD, Gazment Bardhi do të diskutohen propozimet përkatëse në lidhje me vendimin e dënimit të Ervin Salianjit.

Bardhi: Nuk ka lidhje me asnjë marrëveshje, s’ka pas asnjë marrëveshje( për marrëveshjen e 15 marsit), çdo agresion do të marrë përgjigjen e merituar nga deputetët e opozitës, kemi marrë vendimet tona si grup, organizmi më i lartë vendimmarrës është Kryesia e partisë. Grupi do të shkojë me propozimet përkatëse, do të diskutohen në kryesi dhe më pas do të bëhen publike, e rëndësishme është që ne nuk i nënshtrohemi këtij vendimi, nuk është goditur Salianji por PD.

S’është personal s’bëhet për të mbrojtur një individ, e ka çështje të interesit publik, edhe për ju gazetarët cilido që denoncon Edi Rama i tund prangat e burgut. Do duroni edhe për pk orë për mbledhjen e kryesisë, mbledhje urgjente Kryesia, për të marrë vendimet e duhura politike, në burg nuk shkojnë Salianji por cilido që ka vendosur të rrijë në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA