Dënimi i Ervin Salianjit, Berisha thirrje qytetarëve: Dhëmbë për dhëmbë me ta! Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!

26/09/2024 19:33

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i bëri thirrje qytetarëve për t’u bashkuar dhe për të “luftuar dhëmbë për dhëmbë” pas vendimit me një vit burg për deputetin Ervin Salianji për kallëzim të rremë.

“Miqtë e mi, komisar Zagani u burgos kur denoncoi Habilajt se me makinën e Saimir Tahirit bënin trafikun e drogës. Ndërkohë u faktua nga autoritetet italiane se ajo makinë jo vetëm u përdor, por u dha me qira për trafik droge. Por, ju lutem, rikujtoni pak, Durim Bami, miku i Edi Ramës, deponoi se ishte paguar nga Ilir Meta për të eliminuar Tom Doshin.

Dhe ky u faktua me gjithë angazhimin e famëziut McGonigal se ishte një kallëzim i rremë. Ky kallëzim i rremë nuk mori asnjë ndëshkim. Kallëzimi i vërtetë i Ervin Salianjit mori një vit burg.

Miq, dënimi i sotëm është goditja e radhës që kreu i narkoshtetit shqiptar i bën opozitës shqiptare. Është goditja e radhës që krimi i jep antikrimit.

Është goditja e radhës me të cilën Edi Rama dëshmon se kësaj here, për mandatin e tij të katërt, ai nuk do mobilizojë vetëm bandat, qindra milionë euro patronazhistët, por kësaj here do të burgosë opozitën, do persekutojë opozitën. Atë mandat kërkon ta marrë me çdo kusht.

Të dashur miq, ky akt kriminal i dënimit të një deputeti që në emër të misionit të tij para zgjedhësve shqiptarë, në emër të betimit të tij para Kushtetutës së këtij vendi, në emër të opozitarizmit të vërtetë, guxoi të demaskojë dhe denoncojë klanin më të rrezikshëm të drogës, atë të ministrit të Brendshëm.

Nuk është pra një dënim ndaj një njeriu, nuk është pra këtu çështja e një individi, as edhe e një deputeti.

Jo, jo, është çështja e opozitës që goditet për të mos ngritur kokën.

Është çështja e ekzistencës apo mosekzistencës së opozitës.

Është çështja e nënshtrimit të saj para botës së krimit apo qëndresës me heroizëm kundër saj.

Është çështja pra e betejës midis sovranitetit të shqiptarëve, midis ligjit dhe Kushtetutës, mafies dhe kodit të saj, krimit dhe drogës së saj.

Nuk do mobilizojë vetëm bandat, qindra milionë euro patronazhistët, por kësaj radhe do të persekutojë opozitën. Atë mandat kërkon ta marrë me çdo kusht.

Ky akt kriminal, i dënimit të një deputeti, që në emër të misionit të tij, përpara zgjedhësve shqiptarë, në emër të betimit të tij përpara Kushtetutës së këtij vendi, në emër të opozitarimzmit të vërtetë guxoi të demaskojë dhe denoncojë klanin më të rrezikshëm të drogës, atë të ministrit të Brendshëm. Nuk është këtu një dënim ndaj një njeriu, nuk është heshtja ndaj një individi ose deputeti, është çështja e opozitës, që goditet për të mos ngritur kokën. Është çështja e ekzistencës ose jo ekzistencës së opozitës, është qëndresa e saj përpara botës së krimit me heroizëm, është çështja e betejës midis sovranitetit të shqiptarëve, midis ligjit dhe kushtetuës, mafies dhe kodit të saj, krimit e drogës së saj.

Goditja me proces politike e Ervin Salianjit është një akt i shëmtuar, një hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, është një kushtrim për çdo qytetar që konsideron krimin, konsideron drogën si rrezik madhor për qenien e tij, ekzistencën e tij, për ligjet, për rendin, kushtetutën e vendin. Kjo goditje në serinë e goditjeve të opozitës, të arrestimeve politike e burgosjeve politike, është një kushtrim, një apel për të gjithë opozitën, të ngrihet në këmbë, o sot o kurrë. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!

Ndaj dhe sonte u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë, opozitarëve kudo që janë, të ngriheni, dhëmbë për dhëmbë me këta kriminelë, dhëmbë për dhëmbë me këta trafikantë, dhëmbë për dhëmbë me këta horra, dhëmbë për dhëmbë me këta banditë.

Të lëmë mënjanë gjithçka, të nisim betejën për ekzistencën e opozitës, betejën për fitoren mbi krimin, betejën për përmbysjen e narkoshtetit, betejë për sovranitetin e Shqipërisë. Betejën për një drejtësi të pavarur, betejën kundër mafies së çdo ngjyre, me guxim e trimëri, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA