Asambleja e OKB-së, Netanyahu udhëton drejt New York-ut, pritet të flasë për luftën në Gaza dhe sulmet në Liban

26/09/2024 10:05

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u nis për në SHBA mëngjesin e kësaj të enjte, për të marrë pjesë në një takim në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit të qeverisë së tij. Netanyahu kishte planifikuar të fluturonte të mërkurën dhe t’i drejtohej OKB-së të enjten, por e shtyu udhëtimin e tij për shkak të luftimeve të vazhdueshme midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Netanyahu pritet të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të premten për luftën në Gaza dhe sulmet e njëpasnjëshme në Liban, ku kanë humbur jetën qindra njerëz dhe janë plagosur mijëra të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA