Apeli dënoi me burg Ervin Salianjin, PD mbledh urgjentisht Grupin Parlamentar

26/09/2024 13:59

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ku u la në fuqi dënimi me një vit burg nga Shkalla e Parë për Ervin Salianjin, PD ka njoftuar mbledhje urgjente në seli.

Pas vendimit, Salianji u shpreh se gjithçka ishte e parapërgatitur.

“Sikurse e ndoqët ne seancë, gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. Një vendim i falsifikuar për të hapur këtë proces gjyqësor. Shtyu seancën e kaluar, për të sjellë vendimmarrje e tij. Vendimmarrje e gjykuar nga gjyqtarë, si të themi një pjesë e PS-së të gjykojë një seksion të PD-së.

Një nga gjyqtarët është një superordiner që do keni prova në të ardhmen është njeri që flet në tavolinë që do shkojë në shkallë të lartë dhe për të shkuar në gjykatë të lartë unë vras njeri jo më të dënon një politikan. Do ta bëj këtë betejë, në të ardhmen do keni shumë procese të tjera, dhe do ta shihnim si do të shkojë historia në të ardhmen, kjo nuk është asnjë. Do të jemi prapë këtu do të kemi kohë dhe për t’i hyrë procesit me themel.

Do e ankimoj vendimin dhe do ndjekim procedurat e tjera gjyqësore. Fatmir Xhafaj është njeriu që përdoret nga Rama dhe do të kapë ishuj ende të pa kapur në gjyqësor.

Unë do të jem në dispozicion dhe do të vetë dhe do ta bëj me qejf ku të duan këta. E gjitha kjo bëhet para zgjedhjeve”, tha ia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA