Situata në Lindjen e Mesme/ Iraku, Egjipti dhe Jordania dënojnë sulmet izraelite në Liban: Izraeli po e shtyn rajonin në luftë totale!

25/09/2024 09:40

Ministrat e Jashtëm të Irakut, Egjiptit dhe Jordanisë deklaruan se Izraeli po e shtyn rajonin e Lindjes së Mesme në një luftë totale.

Në një deklaratë të përbashkët, tre diplomatët dënojmë ‘sulmin izraelit në Liban’. Ministrat nënvizojnë gjithashtu se “për të ndaluar këtë përshkallëzim, sulmet izraelite ndaj Gazës duhen ndalur”.

Që prej 7 tetorit, Izraeli dhe Gaza janë në luftë me njëra-tjetrën, duke shkaktuar kështu dhjetëra mijëra palestinezë të vrarë. Gjatë muajit shtator, Izraeli ka nisur sulmet e njëpasnjëshme në Bejrut të Libani, ku për pasojë kanë ndërruar jetë qindra njerëz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA