Alternativat pa tym një mundësi më pak e dëmshme për duhanpirësit
– Tymi i gjeneruar nga djegia shkaktari i sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen
– Sa më shumë akses në alternativa të sigurta, aq më shumë mundësi zgjedhjeje për duhanpirësit e rritur që të lënë cigaren
Me rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet e duhanpirjes, shumë duhanpirës po kërkojnë për metoda për të kaluar në alternativa që eliminojnë djegien dhe tymin, për të nisur kështu rrugëtimin e tyre drejt reduktimit te dëmit që ajo shkakton. Ekspertët e duhanit nënvizojnë rëndësinë që ka alternativa më të mira janë të aksesueshme. Më poshtë ju tregojmë lidhur me disa produkte që mund të jenë alternativat e duhura për duhanpirësit.
1) Duhani i përtypshëm
Ky produkt është i përgatitur nga gjethet e duhanit të presuara. Përdorimi i tyre është njësoj si ai i karameleve. Edhe pse origjina e këtij produkti rezulton të jetë në shtetet aziatike, duhani i përtypshëm gjendet në forma të ndryshme në shumë vende të botës.
2) Duhani i tretshëm
Njihet ndryshe si metoda mjekësore “zyrtare” e zëvendësimit të nikotinës për duhanpirësit. I ngjason çamçakëzëve me nikotinë, të cilët duhen përtypur derisa të çlirojnë nikotinën. Këto tableta përmbajnë deri në 4mg nikotinë dhe sugjerohen nga mjekët sipas një plani përdorimi që i shkon përshtat organizmit të pacientit.
3) Cigaret elektronike
Pajisjet teknologjike të cilat funksionojnë përmes avullimit të nikotinës së lëngëzuar. Këto cigare imitojnë lëvizjet e pirjes së cigares klasike, por reduktojnë dukshëm dëmin e shkaktuar nga djegia. Në shtetet ku këto produkte janë përfshirë, nivelet e duhanpirjes janë reduktuar.
4) Pajisjet me ngrohje
Në ndryshim nga cigaret elektronike, pajisjet me ngrohje përdorin fije duhani të cilat ngrohen
përmes teknologjisë më të fundit të bazuar në shkencë. Të autorizuara nga FDA, institucioni më i rëndësishëm për sigurinë e konsumatorit për produktet ushqimore dhe ato mjekësore. Pajisjet me ngrohje arrijnë të reduktojnë rreth 95% të nivelit te toksinave që gjenden tek tymi i cigares. Në vende si Japonia, Britania e Madhe apo Australia këto pajisje janë kthyer në alternativën më të përdorur nga duhanpirësit që duan të bëjnë zgjedhje që mundësojnë reduktim të dëmeve.
5) Snus
Një pudër me lagështirë e formuluar nga gjethet e duhanit, është e njohur në vendet skandinave si një produkt që zbaton konceptin e reduktimit të dëmit. Snus, sipas të dhënave jo vetëm që ka mundësuar uljen e niveleve të duhanpirjes në Suedi, por nga përhapja e tij, numri i rasteve të sëmundeve të mushkërive është reduktuar.
Artikull promocional
Top Channel