Arrestohet një 38-vjeçar, i cili mbrëmjen e së martës plagosi me thikë një person në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:10 në lagjen nr. 1, ku pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 38-vjeçari sulmoi me thikë shtetasin me iniciale M.D, 38 vjeç. Mësohet se i lënduari ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, menjëherë pas marrjes së njoftimit se shtetasi D. R., kishte plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., dhe ishte larguar menjëherë pas ngjarjes, organizuan punën për kapjen e autorit duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme. Si rezultat i kërkimeve, pas disa orësh, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D. R., 38 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2024, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 1, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA